Mjeti i bllokuar

Kronikë
Top 24

Erdhi në Sarandë me dy rusë me një jaht të vjedhur, ndalohet kapiteni turk (FOTO)

6 Gusht 2019, 15:58| Përditesimi: 6 Gusht 2019, 18:12

  • Share

SARANDË-Policia Kufitare ka bllokuar një jaht dhe ka arrestuar kapitenin. Mjeti turistik "LIBERTAS" me 3 persona ne bord, një turk dhe dy rusë vinte nga Korfuzi, ndërsa ka hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet portit të Sarandës, por nga kontrolli rezultoI i vjedhur në Turqi.

Punonjësit e Policisë Kufitare të Sarandës shkëmbyen informacion me homologët grekë dhe malazezë dhe pas verifikimeve të kryera edhe nga Interpol Tirana, rezultoi se këtë mjet, këta persona ia kishin vjedhur një turkeje. Report Tv siguron pamjet e jahtit që u bllokua në Sarandë.

Në përfundim u ndalua kapiteni turk me inicialet D. U. 47 vjeç Për veprën penale trafikim te mjeteve motorike. Gjithashtu u njoftua policia turke për të kontaktuar me pronaren e mjetit lundrues.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?