Policia në Portin e Durrësit

Kronikë

Vodhën motorin e importuar nga Zvicra, arrestohen dy punonjësit e sigurisë në Portin e Durrësit

7 Tetor, 15:28| Përditesimi: 7 Tetor, 15:31

  • Share

Policia e Durrësit ka arrestuar dy punonjës të Portit të Durrësit, pasi akuzohen se kanë vjedhur një motor të importuar nga Zvicra.

Policia bën me dije se dy punonjës, të cilët kishin si detyrë funksionale për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të portit të Durrësit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë vjedhur motomjetin me vlerë 2500 euro.

Ata do të akuzohen për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim, duke shpërdoruar detyrën”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave që shpallen në kërkim dhe për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjeve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:

I. F., 45 vjeç, dhe

G. D., 47 vjeç,

të dy banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur një motomjet të importuar nga Zvicra, me vlerë rreth 2500 euro, në pronësi të shtetasit K. K.

Motomjeti është vjedhur brenda ambienteve të portit të Durrësit, ndërkohë që të dy këta shtetas ishin me detyrë funksionale për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të portit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim, duke shpërdoruar detyrën.””, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?