Kronikë

Vodhën një makinë dhe një karburant në Sukth të Durrësit, 2 të rinjtë hapin zjarr gjatë ndjekjes nga policia! Njëri plagoset, tjetri prangoset (EMRAT)

24 Gusht, 08:16| Përditesimi: 24 Gusht, 10:52

  • Share

Dy të rinj në Durrës, të cilët kishin kryer vjedhje, hapën zjarr pas mesnatës teksa po ndiqeshin nga policia. Efektivët konstatuan gjatë natës automjetin që ata kishin vjedhur më 20 gusht te Sektor Rinia, dhe me të cilin një ditë më pas, kishin grabitur me dhunë xhiron ditore të një pike karburanti në Sukth.

Dy të rinjtë u pikasën në zonën te ‘Çifligu’ në Sukth rreth orës 01:00, dhe shërbimet e policisë u vunë në ndjekje të automjetit të tyre. Automjeti po lëvizte me shpejtësi të madhe dhe për pasojë ka dalë nga rruga tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore në Vorë, dhe gjatë kësaj kohe, u hap zjarr ndaj policisë.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur njëri nga autorët, 28-vjeçari Ardit Domi, ndërsa 27-vjeçari Lorenc Çali, pasi bëri rezistencë me armë, u neutralizua dhe u kap nga efektivët, të cilëve iu erdhën në ndihmë edhe forcat e policisë nga Tirana. I plagosuri, thotë policia, u dërgua në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Në vendin e ngjarjes, u gjet një automatik me dy krehëra që u përdor nga dy autorët.

"Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë, te "Çifligu" në Sukth, shërbimet e Policisë konstatuan automjetin e vjedhur më datë 20.08.2025, në orën 20:30, në Sektor Rinia, Durrës, me të cilin, më datë 21.08.2025, rreth orës 03:40, sipas njoftimit të një shtetasi të punësuar në një karburant në Sukth, ishte grabitur me dhunë shuma e lekëve të xhiros. Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, dhe u njoftua edhe DVP Tiranë për ndihmë.

Si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi A. D., 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Personi tjetër, shtetasi L. Ç., 27 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, pasi bëri rezistencë me armë ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre, u neutralizua dhe u kap nga shërbimet e Policisë Durrës. Gjatë veprimeve të Policisë së Durrësit, kanë ardhur në mbështetje edhe forcat e Policisë së DVP Tiranë. Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, e përdorur nga dy personat e sipërpërmendur.", njoftoi policia. 

 

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 24/08/2025 11:46

    Bravo policia.. krenarë për ju. Uroj që gjykata të tregohet e rreptë me këta kriminelë

    Përgjigju
  • Turi: 24/08/2025 09:16

    Ti plasin nga 25 vjet brenda keta kriminele ordinere qe te nxene te tjeret

    Përgjigju
    • Muri: 24/08/2025 12:36

      Turi!po gjykatësit&prokurorët milionerë ku dotë marin parat pastaj? Ato në këto raste janë të gëzuar seju erdh viktima mo Turi

    • Gaci: 24/08/2025 10:18

      T'i mbajme edhe me buke keta qena.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?