Foto ilustruese

Kronikë

Grabitën një shumë parash nën kërcënimin e armëve, arrestohet i riu në Shkodër, në kërkim bashkëpunëtori i tij

7 Shtator 2021, 09:12| Përditesimi: 7 Shtator 2021, 09:33

  • Share

SHKODËR- Në një kohë kur puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim vijon, policia e Shkodrës ka vënë në pranga 1 person, ndërkohë që është në kërkim të një tjetri.

Si përgjegjës për grabitjen në bashkëpunim nën kërcënimin e armëve, policia e Shkodrës ka arrestuar 18-vjeçarin, A.C.

Ngjarjes ka ndodhur më datë 02.04.2021, në fshatin "Drisht", ku nën kërcënimin e armës dy persona, njëri prej të cilëve A.C kishin vjedhur një shumë parash nga Y.C.

Ndërkohë për bashkëpunëtorin e tij, D.Sh të shpallur në kërkim puna për kapjen e tij vijon.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?