Kronikë

Vodhën paratë e pagesave së energjisë elektrike në subjektin që punonin, shpallen në kërkim dy të rinjtë në Durrës

9 Tetor, 16:29| Përditesimi: 9 Tetor, 16:38

  • Share

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 33-vjeçare dhe një 34-vjeçare, pasi akuzohen se me anë të mashtrimit kanë përvetësuar paratë e pagesës së energjisë elektrike të shtetasve të ndryshëm.

Policia bën me dije se dy personat e shpallur në kërkim, nuk kanë arkëtuar lekët në llogari të subjektit privat ku janë të punësuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh shpallën në kërkim shtetasit Xh. Z., 34 vjeç dhe Xh. Z., 33 vjeçe, banues në Durrës, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit kanë përvetësuar paratë e pagesës së energjisë elektrike të shtetasve të ndryshëm, duke mos arkëtuar lekët në llogari të subjektit privat ku janë të punësuar. Punohet për kapjen e 2 shtetasve”, thuhet në njoftimin e policisë.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?