3 persona përfunduan në pranga për trafikimin e veprave të artit, që i vidhni në Parkun Arkeologjik të Apolonisë dhe më pas i shisni ato me një vlerë prej 18-25 mijë euro secila.
Pas një hetimi disa javor të këtyre trafikantëve nga Policia e Durrësit, u bë e mundur arrestimi i në flagrancë i tyre ditën e djeshme në zonën e Currilave.
Sot janë zbardhur detaje të reja nga policia në lidhje me operacionin e koduar "Antikat", ku u vunë në pranga 49-vjeçari Altin Veizaj, banues në Fier si dhe Alban Vrapi, 37 vjeç e Roland Zaimaj, 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Po si bëhej trafikimi i veprave të artit? 49-vjeçari Altin Veizaj, nga Fieri u arrestua në flagrancë në zonën e Currilave, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ku u gjetën veprat e artit, një statujë antike dhe një vazo amfora. Sipas policisë, Veizaj siguronte veprat e artit nga parku Arkeologjik i Apolonisë, ndërsa dy shtetasit e tjerë, Alban Vrapi dhe Roland Zaimaj siguronin dhe gjenin klientelën për shitjen e tyre.
Veprat e artit të sekuestruara gjatë operacionit i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore dhe do shiteshin kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila.
Ditën e djeshme Report Tv siguroi në mënyrë ekskluzive foton e statujës dhe vazos amfora, që ishin vjedhur në parkun monumental të Apolonisë në Fier. Të dyja këto vepra antike do të trafikoheshin në drejtim të Italisë, ku koleksionistë të ndryshëm janë të gatshëm për të paguar mijëra euro, për të pasur në koleksionin e tyre vepra arti dhe me vlerë të lartë monumentale, të epokën antike.
DUHET HETIM NGA INTERPOLI ITALIAN DHE SPAKU PER TE GJETUR BLERESIT DHE PER TE PARE PREJ SA KOHESH E BENIN KETE KRIM.DUHET BERE NJE INVENTAR I MONUMENTEVE E PASURIVE KULTURORE DHE ATA QE E DININ E HESHTEN TE DALIN PARA DREJTESISE .JU KUJTOHEN KOLONAT E APOLLONISE U DESH TE REAGONTE Z.CEKA QE MINISTRIA TE LEVIZTE NGA VENDI.
PërgjigjuDenimin ne Keto,raste duhet maximal
PërgjigjuJam mese i sigurt se artifaktet nuk vlejne sepse do t`i kishin vjedhur me kohe ata qe kane per detyre t`i ruajne!!
PërgjigjuKu është pushteti këtu...? Këta hajdut e kan shitur për këto 30 vite krejt q’ka ka pas kombëtare, vetëm në Greqi i ke muzeumet përplot me thesare të ndryshme qindra dhe mija vj. të vjedhura nga Shqipëria .
Përgjigjupo nxirini me fytyra pleherat qe ti njojin te gjithe..dhe u vihet damka HAJDUT dhe tradhtare te shqiperise
PërgjigjuO leo,tradhtaret po e po, ne Shqiperi kane vjedhur edhe patriotet,,te gjith ata "patriotet" ngriten flamurin nu Vlore, familjet e tyre na u bene bejlere dhe agagallare qe vidhnin popullin e varfer,,dhe Partia ha tregoi vendin ketyre hajduterve