Vodhën çanta firmato me vlerë rreth 15 mijë € në një apartament në Astir, arrestohen 3 'skifterat' nga Fushë-Kruja! Në pranga edhe pronari i një argjendarie (EMRAT+VIDEO)

18 Shtator, 16:47| Përditesimi: 18 Shtator, 17:11

  • Share

TIRANË- Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanë vjedhur në një banesë në zonën e Astirit, disa çanta dhe aksesorë me vlerë rreth 15 mijë euro.

Konkretisht në kuadër të operacionit ‘Falco’ policia ka arrestuar Leonard Ballën, 25-vjeç, Denis Myftari 23 vjeç dhe Ervin Xaka 21 vjeç, të tre banues në Fushë-Krujë.

Po ashtu është vënë në pranga dhe një 34-vjeçar Florjan Çela, pronar i një argjendarie, i cili dyshohet se ka blerë sendet e vjedhura nga 3 autorët e dyshuar.

‘Nga veprimet hetimore dyshohet se, më datë 13.09.2024, në rrugën "Astrit Losha", shtetasi D. B., ka ruajtur shtetasin L. B., i cili ka hyrë në një banesë dhe ka vjedhur sende me vlerë (çanta të markave të kushtueshme dhe aksesorë të tjerë) me vlerë rreth 15 000 euro. Më pas bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. X., ka marrë këta dy shtetas me automjet dhe i ka larguar nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura të gjetura në dyqanin e shtetasit F. C. Materialet i kaluan Prokurorisë.’- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?