Kronikë

Vodhën shtëpinë e Zidane dhe lojtarëve të Realit e Atleticos, 'shkatërrohet' banda e shqiptarëve në Madrid

17 Tetor 2019, 09:39| Përditesimi: 17 Tetor 2019, 13:29

  • Share

MADRIT- Katër shqiptarë, anëtarë të një bande janë vënë në pranga pasi janë autorë të një sërë vjedhjesh të shtëpive të yjeve të Realit të Madrid dhe Atleticos. Nga hetimet e kryera janë zbuluar se vjedhjet e shtëpive të trajnerit të "Los Blancos", Zinedine Zidane, lojtarëve Isco, Casemiro, Morata dhe Vasquez kishin të njëjtët autor, katër shqiptarë, një prej të cilëve i identifikuar si M.Z.

Ky i fundit i arrestuar edhe më parë, konkretisht në vitin 2007 për grabitjen në rezidencën e biznesmenit dhe aktorit spanjoll,  José Luis Moreno, e ndërsa nuk dihet ende identiteti i 3 shqiptarëve të tjerë. Sipas mediave spanjolle, krahas 4 të arrestuarve, në kërkim është shpallur edhe një person tjetër, i cili dyshohet se është larguar drejt një vendi, jo pjesë e BE-së. Në sendet e vjedhura, u gjet edhe medalja e Champions-it  e lojtarit të Atletico Madrid, Thomas Partey, një sasi e madhe e bizhuterive të vjedhura dhe 10 mijë euro cash.

Lajm në median spanjolle

Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për yje të futbollit botëror, shumë kush mund të mendojë se banesat e tyre janë të sigurta, me kamera apo roje të sigurisë, por mesa duket një gjë e tillë nuk i ka penguar aspak shqiptarët. Skema ishte e njëjtë në të gjitha vjedhjet, që kryesisht bëheshin në ditë kur lojtarët kishin ndeshje të rëndësishme. Me makina të vjedhura, që u ndërronin targat, përdornin pajisje transmetimi dhe të maskuar, në mënyrë që të mos pikaseshin nga kamerat e shumta të sigurisë.  

Referuar mediave spanjolle, në disa prej vjedhjeve të ndodhura, futbollistët kanë qenë në shtëpi. Më konkretisht, qershorit e kaluar, banda e shqiptarëve ka vjedhur shtëpinë e futbollistit Alvaro Morata teksa ishte në shtëpi në bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët. Më e "lehtë ka qenë puna" në shtëpinë e trajnerit Zinedine Zidane, ku në të njëjtën ditë, pak minuta më vonë, kanë vjedhur edhe shtëpinë e spanjollit Isco.

Nuk i ka shpëtuar vjedhjes as braziliani Casemiro i Realit të Madrid, pikërisht në ditën kur skuadra e tij luajti më 28 shtator derbin madrilen. Tashmë, personat e arrestuar priten të dalin përpara drejtësisë ku do të njihen me dënimin e gjykatës për vjedhjet e kryera.

Lajm në median spanjolle

B.K./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vicidoli: 17/10/2019 17:02

    Rrnofe Birisha na hapi syte

    Përgjigju
  • Loti: 17/10/2019 12:52

    O milet, mblidhni mendjen, rruga e jetes nuk çahet me prapesi. Vodhet 10000e ne nje shtepi, tani te 5te futeni brenda me vite. Eurot vene e vijne, vitet e jetes hedhur poshte s ua kthen kush. Prindrit tane punuan me djeresen e ballit, s kishin prona/AMG po kishin miq e shok qe i vleresonin per ndershmerine dhe pastertine shpirterore. Kta njerez s shiteshin e blieshin, shejtani s i tundonte dot. Kto jan njerezit me vlera te cilen ne duhet te ndjekim ne jete.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 17/10/2019 10:30

    Po mor funderrina kazan te gjitha shqiptarët i bejne

    Përgjigju
  • mira: 17/10/2019 10:16

    i rafte pika e mos i mbifte fara ketyre qe vjedhin se na e nxine fare kete vend ku ka dhe plot njerez shume te mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?