Vodhën ushqimet dhe batanijet e banorëve të prekur nga tërmeti, lihen në burg shefi i rendit e zjarrfikësi

30 Nëntor 2019, 13:48| Përditesimi: 30 Nëntor 2019, 17:59

  • Share

Altin Zekaj, Shefi i rendit pranë komisariatit të Rinasit, që vodhi pakot me ushqime dhe batanijet për personat e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës dhe Krujë, do qëndrojë i mbyllur në qeli. Ky është vendimi i gjykatës së Tiranës i dhënë pak minuta më parë, ku për zyrtarin e lartë të policisë gjykata ka miratuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së “arrestit në burg”. Bashkë me Zekaj, sot në burg është mbyllur dhe kunati i tij, Alban Taulla, zjarrfikës pranë repartit të Kombinatit. Ndërkohë për efektivin e policisë së Rinasit, Ervin Haxhillari, që në këtë vjedhje ka shërbyer si shofer i furginit të policisë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Në sallën e gjyqit Haxhillari, pohoi se nuk kishte kryer asnjë krim, por vetëm kishte zbatuar një urdhër emergjent të dhënë nga shefi i tij Altin Zekaj.

Haxhillari ka transportuar me urdhër të Zekaj dhe me furgonin e policisë 15 pako me ushqime dhe 7 batanije në banesën e vjehrrës së shefit të policisë Altin Zekaj, duke i shkarkuar pakot tek Shkurte Taulla. Ndërkohë 20 pako me ushqime me ambalazhin e fondacionit “Fundjava Ndryshe” janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, në zyrën e shefit të rendit pranë komisariatit Rinas.

Gjatë seancën gjyqësore, avokatët e të arrestuar kërkuar caktimin e masës arrest në shtëpi për dy kunetërit Taulla dhe Zekaj, por gjykata refuzoi kërkesën e tyre, duke vendosur mbylljen në qeli të dy funksionarëve të shtetit që vodhën ndihmat me ushqime e batanijë që ishin mbledhur për banorët e prekur nga tërmeti. Veç tre personave që po hetohen nga prokuroria e Tiranës, për këtë ngjarje hetime në gjendje të lirë janë duke u zhvilluar edhe për pedagogen Valbona Zekaj, gruan e Altin Zekaj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sefer Hajdini: 30/11/2019 17:56

    Nuk du te merrem me ket kokerr legeni, ajo qe me shqeteson ne shqipni, eshte qe nje lloj shtrese qe duhet te jete shembull,eshte me e pa moralshmja.

    Përgjigju
    • sapa: 30/11/2019 19:57

      Jo nje lloj shtrese por e gjithe shtresa drejtuese cfaredo posti qe mund te kene dhe ne cfaredo institucjoni te te ashtuquajturit shtet shqiptar!

  • toni: 30/11/2019 15:10

    po ne shtepi pse duhej ti conte se se kuptoj ,ky ti fuse nje xhiro andej nga Kopliku edhe rrije aty mos kthehet me

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?