Kronikë

Vodhi 1 celular në një lokal, arrestohet 19-vjeçari në Cërrik

11 Gusht, 13:20| Përditesimi: 11 Gusht, 13:25

  • Share

Cërrik - Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Cërrikut pasi vodhi një celular në një lokal.

Ngjarja u regjistrua rreth mesnatës në në lagjen nr. 1.

Celulari u gjet në banesën e të riut.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se i kishin vjedhur celularin, rreth mesnatës, në një lokal në lagjen nr. 1, Cërrik, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat, u vu në pranga shtetasi O. Z., 19 vjeç, banues në Cërrik.

Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?