Vodhi 100 mijë lekë në market, Gjykata e Tiranës lë në burg Elis Suçin, i dyshuar si vrasës me pagesë: E bëra për fëmijën tim të vogël

23 Prill 2022, 11:30| Përditesimi: 23 Prill 2022, 18:27

  • Share

Gjykata Penale e Tiranës i ka komunikuar masën e sigurisë "arrest në burg" 30 vjeçarit Elis Suçi, për vjedhjen në market të rreth 100 mijë lekëve të reja disa kohë më parë, masë që i është dhënë që më herët në mungesë.

Në marrjen në pyetje Elis Suçi pranoi autorësinë e vjedhjes, ndërsa pretendoi se e ka bërë prej fëmijës së tij të mitur. Ndërkohë, në vazhdim pritet që Gjykata e Tiranës t'i komunikoj edhe masën e sigurisë sa i përket të shtënave me armë gjatë tentativës së policisë për ta arrestuar në datën 3 mars të këtij viti pranë gjimnazit "Ibrahim Rugova".

Ndërkohë, të martën gjykata do të caktoj për të masën e sigurisë përsa i përket grabitjes së 1 milion lekëve të reja në pikën e Postës Shqiptare në Kamëz, në datën 18 prill. Elis Suçi njihej si personazh problematik jo vetëm në Kamëz por edhe më gjerë. Ai ka qenë në burg për vjedhje, ndërsa ishte liruar rreth 8 muaj më parë. Suçi po hetohet për disa ngjarje të rënda kriminale dhe dyshohet si vrasës me pagesë. Burime bëjnë me dije se ai dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal, me bazë veprimi në kryeqytet.

Elis Suçi u arrestua më 21 prill në zonën e Medresesë, ndërsa kërcënoi efektivët e operacionales të largohen dhe u drejtoi armën. Suçi u neutralizua nga një efektiv civil dhe u vu në pranga.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?