KORÇË- Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë për infermierin Nikolin Ciko.
Mësohet se gjykata ka caktuar masën 'arrest me burg' për 43 vjeçarin i cili akuzohet si autor i dy vjedhjeve të ndodhura në farmacinë e spitalit rajonal të Korçës në datën 8.03.2021 dhe 30.08.2021.
Ciko vodhi një sasi të konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1.000.000 lekë, që shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe atyre me sëmundje tumorale.
Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranoi vjedhjen, me justifikimin se ua shiste pacientë të sëmurë me virus që ai trajtonte, pasi donte të shlyente borxhet e shumta dhe kredinë.