Kronikë

Vodhi 3 mln lekë duke shpërdoruar detyrën, arrestohet ekonomisti i qendrës shëndetësore 3 në Elbasan

15 Shkurt 2021, 23:05| Përditesimi: 15 Shkurt 2021, 23:06

  • Share

Arrestohet Edlir Sejdini me detyrë ekonomist në qendrën shëndetësore Nr.3 në Elbasan, për falsifikim dhe shpërdorim detyre. Sejdini akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar listën e prezencës së punonjësve, dhe duke përvetësuar kështu një vlerë prej 3 milionë lekësh të reja pranë qendrës shëndetësore nr.3.

Këto shuma Sejdini i përvetësonte prej gati 2 vitesh, ndërsa arrestimi i tij u bë pas hetimeve disa mujore nga sektori i krimit ekonominë në policinë e Elbasanit.

Ndaj 35-vjeçari rëndon akuza e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën përmes falsifikimit të listë prezencës së punonjësve të kësaj qendre shëndetësore

Policia vijon hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të tij pasi dyshohet.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?