Foto ilustruese

Vodhi 4 automjete në disa qytete të vendit, në pranga 35-vjeçari në Pogradec

12 Janar 2023, 13:36| Përditesimi: 12 Janar 2023, 15:03

  • Share

Ardian Isufi 35 vjeç, banues në Pogradec ka rënë në pranga pasi është akuzuar si autor i disa vjedhjeve. Isuf është akuzuar si autor i 4 vjedhjeve në Pogradec, Elbasan dhe Përrenjas.

Autori, banues në Pogradec, gjatë kësaj jave, ka vjedhur 3 automjete të tjera, në Përrenjas dhe në Elbasan, konkretisht një automjet tip “Nissan”, një kamionçinë tip “Benz” dhe një motoçikletë tip “Yinxiang”, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet i kalaun Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer më shumë se një herë."- thuhet në njoftimin e policisë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?