Kronikë

Grabiti 5 dyqane arrestohet hajduti serial në Tiranë (EMRI+VIDEO)

10 Maj, 10:23| Përditesimi: 10 Maj, 10:40

  • Share

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pas dyshohet se ka vjedhur para dhe sende/artikuj të ndryshëm në 5 dyqane, ndërsa ka tentuar të vjedhë edhe një dyqan tjetër.

Policia njofton se Alban Dalanaj ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Ndërkohë siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga uniformat blu, autori lëvizte me monopatinë për të kryer vjedhjet.

Operacioni u kodua "Quick Response".

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas provave të siguruara nga puna hetimore dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, finalizuan operacionin e koduar "Quick Response".

Në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi A. D., 40 vjeç, banues në Ksamil, me precedent të mëparshëm penal.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur shuma parash dhe sende/artikuj të ndryshëm në 5 dyqane, si dhe ka tentuar të vjedhë në 1 dyqan tjetër.

Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?