Një 40-vjeçar është arrestuar në Tiranë për vjedhje. 40-vjeçari Elson (Durim) Doku akuzohet se ka vjedhur gjatë katër muajve në një dyqan aksesorë me vlerë rreth 11 200 euro.
Sipas policisë, 40-vjeçari është dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ai.
"Gjatë 4 muajve, vodhi në të njëjtin dyqan, aksesorë me vlerë rreth 11 200 euro, kapet 40-vjeçari, i dënuar më parë, për të njëjtin krim.
Në vijim të punës hetimore intensive që po kryhet nga strukturat e Policisë së Tiranës, për zbardhjen e vjedhjeve dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, Komisariati i Policisë Nr. 1 finalizoi operacionin “Logo”.
Gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E.(D.) D., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Ai dyshohet se gjatë 4 muajve të fundit, ka vjedhur në të njëjtin dyqan, 7 palë syze me vlerë rreth 11 200 euro.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.
Komente

Ne kete rast fajin e ka dyqani me teper.Te vidhesh 4 here dhe nga i njejti person!! Tek ne, syze te tilla te shtrenjta kur i shesin ne dyqane jane te pajisura me nje aparat alarmi ne ane qe ngjan si dryn i trashe.Kurse keta i shesin si syze tezgash,ju rrofshin dritat e menyra e ekspozimit vitrinor!
Përgjigju