Mensur Shtylla

Dosja e plotë/ Vodhi bombolat e oksigjenit në spital dhe ua jepte banorëve! Arrest me burg për Mensur Shtyllën! Zbardhen dëshmitë

18 Janar 2021, 11:36| Përditesimi: 18 Janar 2021, 14:33

  • Share

Skandali i publikuar pak ditë më parë, ku në Spitalin e Kavajës një 26-vjeçar vidhte bombolat e oksigjenit pa autorizimin e mjekëve dhe i shpërndante në banesat e njerëzve, është denoncuar nga vetë drejtoresha e  spitalit dhe se spitalit i është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm ekonomik. 

Report Tv ka siguruar dosjen e plotë të hetimeve. Në dosje thuhet se denoncimin në polici e ka bërë drejtoresha e spitalit të Kavajës, Loredana Kapidani, e cila deklaron e nga kontrolli ka figuruar se nga 30 bombola oksigjeni që duhet të ishin në spital janë gjetur vetëm 6, pra mungonin 24.

"Bëmë një mbledhje. Në bisedë Mensur Shtylla na komunikoi se ai do t'i sillte këto 24 copë bombola por pa dhënë detaje se ku ishin ato. Më pas i dhamë afat 5 ditë për t'i sjellë dhe e pezulluam nga puna deri në zgjidhjen e problemit. Më pas u gjetëm 21, domethënë Mensuri kish risjell në depo 15 bombola", tha thënë drejtoresha.

Më pas drejtoresha ka thënë se është konstatuar se Shtylla nuk kishte dorëzuar as faturat e pagesës së oksigjenit. Pas këtij konstatimi është vendosur shkarkimi i tij.  Ndërkohë që ai është lënë në "arrest me burg".

Në dosjen e siguruar nga Report Tv thuhet se është marrë në pyetje edhe Mensur Shtylla i cili ka deklaruar se ai ka rreth 16 muaj që punon në spitalin e Kavajës me detyrë oksigjenist. Ai është shprehur se ka marrë bombola nga Spitali dhe ua ka dhënë banorëve të ndryshëm të Kavajës për shkak të nevojave që kanë pasur në këtë periudhë COVID pasi si qytetar i Kavajës ai kishte njohje me ta. I ripyetur nga prokurori ai ka deklaruar se "unë kam vepruar vetë, kam pasur kopje çelësi dhe nuk kam bashkëpunuar me ndonjë person tjetër. Nuk kam njoftuar eprorët e mi për këto veprime që kam kryer".

 

Ora 13:16
Dëshmia e shokut: Kisha babain me COVID, i kërkova Mensurit bombola oksigjeni, i ktheva kur mësova se u arrestua

1605696639_autobombola1572443160.jpg

Në dosjen e siguruar nga Report Tv për hetimet mbi vjedhjen e bombolave të oksigjenit jepet edhe dëshmia e një qytetari me emerin Eduart Cara i cili tregon se si i kishte marrë 7 bombola oksigjeni nga Mensur Shtylla. 

"Unë kam njohje me këtë person dhe kam pasur rreth 2 muaj më parë babën tim me COVID19 dhe akoma është i sëmurë në shtëpi dhe në përkujdesje mjekësore e familjare dhe duke qenë se Mensuri punonte okigjenist ke Spitali Kavajës unë i jam lutur shoqërore që të më sillte fillimisht një bombol oksigjeni dhe kam shkuar dhe e kam marre atë me mjetin tim.
Dhe duke qenë se baba im ishte dhe vazhdon i sëmurë un i kam marrë Mensurit dhe 7 copë bombola oksigjeni ke spital dhe konkretisht në pjesën e pasme te spitalit ke depoja e oksigjenit te cilat i ka nxjerrë", ka thënë ai i cili ka nënvizuar se pasi ka parë që Shtylla është arrestuar i ka çuar bombulat në shtëpinë e tij. 
 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • taku: 18/01/2021 17:25

    Llogje Kavaje, ky qeka idjot komplet....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?