Një infermier u vu në pranga nga policia e Korçës, pasi u kap duke vjedhur në farmacinë e spitalit ilaçet Covid.
Sipas policisë, Infermieri i Urgjencës së Korçës, Nikolin Ciko 43 vjeç ka vjedhur një sasi të konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1 milionë lekë.
Policia ka prova për 2 episode në mars dhe gusht të këtij viti ka vjedhur ilaçet që shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe atyre me sëmundje tumorale
Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar vjedhjen, me justifikimin se ua shiste pacientë të sëmurë me virus që ai trajtonte, pasi donte të shlyente borxhet e shumta dhe kredinë.
Ilacet e vjedhura
Infermieri Nikolin Ciko
Report Tv mëson detaje të reja nga arrestimi i infermierit. Në deklaratën e tij pranë policisë, ai ka pranuar vjedhjen e medikamenteve. Justifikimi që përdori për këto veprime ishte se kishte borxhe dhe kredi për të larë.
Nikolin Ciko ishte infermier në urgjencë dhe merrej me pacientët me COVID, për këtë shkak ai dyshohet se ua shiste këtyre pacientëve medikamentet e vjedhura.
Infermiere ne spitalin e Fierit vitet 94-95.... vidhte ilacet e gjilperat e te semureve dhe i conte neper farmaci e merrte leket, ne 6 ditet e javes, nxirrte 2-3 rroga ne muaj(se ne ato vite 10-15 mije ne muaj merrnin,te vjetra), si duket trashgimnija e vjedhjes ne mjekesi eshte evidente dhe sot.
PërgjigjuSe mos ke dash me pi raki! Se nga cerja dukesh si pijedashes.
PërgjigjuKa borxhet e rryshvetit per vendin e punes.
PërgjigjuPaska justifikim , prandaj lirojeni djalin.
Përgjigju