Pasi vodhi filialin e një banke në Colonos, një 38-vjeçar është qëlluar nga Policia e Athinës, gjatë përpjekjeve për tu arratisur nga zona. Grabitësi jo vetëm nuk u dorëzua, por tentoi të sulmonte me thikë një polic, të cilit i kaloi shumë pranë.
Pamjet e publikuara nga mediat greke hedhin dritë mbi momentin e plagosjes nga policia e Athinës të një 38-vjeçari, ende të paidentifikuar.
Ngjarja ndodhi mëngjesit të së martës, rreth orës 11:15 në lagjen Colonos të kryeqytetit grek, ku 38-vjeçari tentoi të grabiste një bankë.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje duke e rrethuar grabitësin, i cili sipas pamjeve jo vetëm që nuk është dorëzuar, por tentoi të largohej duke i kërcënuar me thikë.
Në ndjekje të tij ka marrë pjesë edhe një efektiv i policisë jashtë detyrës i cili përpiqet ta ndalojë duke i drejtuar armën.
Siç duket edhe në video, grabitësi tenton ta sulmojë me thikë policin dhe ky i fundit për ta neutralizuar e qëllon një herë.
Mësohet se i plagosuri po kurohet nën mbikëqyrje të policisë në spitalin Evangjelismo të Athinës.