Një 31 vjeçar u arrestua nga policia në Tiranë me akuzat për vjedhje, prodhim e shitje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas policisë, i riu me iniciale E.A, banues në kryeqytet ra në pranga pas kallëzimit të depozituar nga një 33-vjeçare, se në datën 11.09.2023, ishin vjedhur sende me vlerë, në banesën e saj.
Pas hetimeve të nisura, 31-vjeçari u arrestua pasi dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë (aksesorë floriri) në banesën e të dëmtuarës në zonën e Unazës së Re, të cilat më pas i ka shitur në një argjendari në Rrugën e Dibrës.
Për këtë veprim policia ka siguruar edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë në argjendarinë ku janë shitur sendet e vjedhura.
Gjatë kontrollit të banesës së 31 vjeçarit policia gjeti lëndë të dyshuara narkotike narkotike kanabis dhe kokainë, tri maska, si dhe katër shkopinj bejsbolli.