LAÇ- Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e Laçit pasi vodhi një automjet tip “Lancia” që ishte parkuar poshtë një pallati.
Kamerat e sigurisë kapën 40 vjeçarin e çalë, G.N banues të këtij qyteti, teksa ecte pranë makinës, pasi sigurohet se nuk kishte persona përreth i afrohet hip në mjet dhe largohet.
Pas telefonatës në polici të pronarit, banues në Laç, se i kishin vjedhur automjetin e tij "Lancia" të cilin e kishte patur të parkuar te parkimi poshtë pallatit, shërbimet e Policisë Kurbin intensifikuan kontrollet e monitorimet, me qëllim lokalizimin e gjetjen e mjetit si dhe identifikimin e arrestimin e autorit.
Gjatë mesnatës, makina e vjedhur u lokalizua në një rrugicë dytësore dhe autori po tentonte të largohej sëbashku me automjetin në drejtim të një qarku tjetër me qëllim shitjen e mjetit, informoi sot policia.
Në momentin që pa se po ndiqej nga policia, braktisi automjetin dhe u largua me vrap duke përfituar nga errësira.
"Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për tu larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur dhe në këto kushte, duke shfytëzuar edhe përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap" informoi sot policia e Lezhës.
Arrestimi i tij është bërë i mundur pas disa orësh. Ndaj 40 vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja”.
Respekt policise se Lacit per vigjilencen.Shpresojme qe te korruptuarit e prokurorise dhe gjykatave te zbatojne ligjin!
Përgjigju