KORÇË- Ardian Isufi, 36-vjeçari që vodhi një makinë në Korçë sapo u lirua nga amnistia u kthye sërish në burg.
Në Gjykatën e Korçës u zhvilluar sot seanca gjyqësore, ku ndaj tij u vendos masa e sigurisë ‘arrest me burg’.
Ardian Isufi u arrestua pa kaluar 24 orë nga lirimi i tij nga qelia, pasi përfitoi nga amnistia. Më datë 25 prill ai ka vjedhur një mjet ‘Ford’, i cili ka qenë i ndezur në parkim afër lagjes 18 të qytetit të Korçës.
Kujtojmë që Isufi ka qenë i dënuar për vjedhje (automjetesh) edhe më herët.
Komento