Vodhi me dhunë një sasi lekësh, kapet nga policia e Durrësit 28-vjeçari i shpallur në kërkim

25 Korrik 2020, 12:59| Përditesimi: 25 Korrik 2020, 13:01

  • Share

Një 28 vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga Policia e Durrësit.

I riu me inicialet M.Sh., ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja me dhunë". Në kuadër të operacionit policor u arrit që të zbulohej vendndodhja e 28 vjeçarit, i cili në bashkëpunim me E.A., A.R., dhe F.R., me banim në Durrës, dyshohet se më datë 04.01.2020 kanë hyrë në banesën e zotit H.R., në Memaliaj.

Ata kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh. Bashkëpunëtorët e tij ishin arrestuar pas ngjarjes, ndërkohë që i riu ishte i arratisur nga drejtësia. Ai iu është dorëzuar nga efektivët e Durrësit Policisë në Gjirokastër.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?