Një 23-vjeçar me inicialet A. P është arrestuar nga policia pas hetimit për vjedhjen e një mjeti të ndodhur në plazhin e Velipojës.
Më konkretisht 23-vjeçari ka vjedhur një mjet luksoz tip 'Range Rover', në pronësi të shtetasit D. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka qenë me pushime në plazhin e Velipojës, Shkodër. A. P, autori i ngjarjes, është banues në Mamurras dhe nuk dihej përse ka qenë në Velipojë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja”.
Komento