Mensur Islamaj 23 vjeç, banues në fshatin Topojan, është arrestuar nga policia e Kukësit pasi ka vjedhur një makinë.
Sipas policisë i riu dyshohet se në datën 10.03.2023, në lagjen nr. 3, Kukës, ka vjedhur automjetin tip "ML 270", në pronësi të shtetasit B. C.
Automjeti i vjedhur është gjetur nga Policia, i parkuar përpara banesës së shtetasit Mensur Islmaj.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i 2 rasteve të vjedhjes të pronës.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Komento