Kronikë

Vodhi një makinë në Durrës, arrestohet 26 vjeçari nga Erseka

14 Dhjetor 2024, 12:49| Përditesimi: 14 Dhjetor 2024, 14:09

  • Share

Durrës-Një 26 vjeçar nga Erseka është arrestuar nga policia e Durrësit pas vodhi një makinë në qytetin bregdetar.

Mësohet se vjedhja u krye gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm (14 dhjetor 2024) në lagjen nr. 13.

"Falë reagimit në kohë, dhe veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin e autorit, kapjen dhe arrestimin e tij si dhe gjetjen e automjetit të vjedhur në pronësi të shtetasit E. F, të cilin P. H., 26 banues në Ersekë e kishte vjedhur në lagjen nr. 13 gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm", informoi sot policia.

Operacioni u kodua ‘Reagimi’.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?