EMRI/ Merrte makina me qira në Tiranë, u kopjonte çelësin dhe pas disa kohësh i vidhte, pranga 42-vjeçarit! I shiste në servisin e tij në Dibër

25 Dhjetor 2023, 10:00| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 12:12

  • Share

Me kapuç në kokë, futet qetësisht në makinë sikur të ishte e vetja. Në fakt po e vjedh! Nga pamjet e kamerave të sigurisë dallohet që hajduti e hap me çelës, e nxjerr nga parkimi dhe niset pa shumë zhurmë. 

Mirdash Osmani, 42 vjeç, nuk e ka për herë një akt të tillë. Kësaj here ai shenjestroi zonën e Astirit. Të njëjtën makinë e kishte marrë disa muaj më parë me qira, dhe pasi i bëri kopje çelësit ia dorëzoi pronarëve. Por, me vetëdije të plotë, muaj më vonë, gjurmoi makinën të parkuar dhe me çelësin e kopjuar e vodhi.

Agjentët e Komisariatit nr. 6 e gjurmuan përmes pamjeve të kamerave të sigurisë të automjetit që e la në Astir dhe pamjeve të makinës së vjedhur që i çuan agjentët deri te një servis makinash në fshatin Gjoricë të Bulqizës, i cili ishte në pronësi të tij. Kur policia ndërhyri për arrestim, 42-vjeçari kishte veshur të njëjtat rroba, çfarë shtoi një tjetër provë se ai ishte hajduti.

Në servisin e tij u gjet makina e vjedhur, bashkë me materiale të tjera motorike makinash, të cilat dyshohet se ai i vidhte që t’i shiste me pjesë. Në hetim në gjendje të lirë është djali i tij i mitur 17 vjeç, G.O., i cili sipas burimeve pranë bluve shkuli DVR-në e kamerave të sigurisë së servisit dhe e hodhi, me qëllim fshehjen e pamjeve, por policia e gjeti.

Mirdash Osmani përdorte të njëjtën teknikë të marrjes me qira të automjeteve për t’i vjedhur gjashtë muaj apo një vit më vonë, kryesisht në Tiranë. Ai rezulton të ketë vjedhur një tjetër makinë në Kamzë, por edhe në territor të Komisariatit nr. 4 dhe 2.

E parafundit ishte vjedhja e një mjeti në rrugën “Ndre Mjeda” në prill të këtij viti. Burime pranë policisë bëjnë me dije se njihet si person tejet problematik dhe ka dyshime të jetë i përfshirë me disa eksponentë të grupeve kriminale që kryesisht bazën e kanë rreth e qark zonës ku banon.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loran: 25/12/2023 15:02

    Car zhulsi duket zhulsi qe ne surrat

    Përgjigju
  • Vcl: 25/12/2023 14:37

    Si Kane thane DIBBRAN pa “din e iman “

    Përgjigju
  • gono: 25/12/2023 14:07

    malok i poshter,,vetem per pislleqe i punon mendja,,, kalbeni ne burg halen...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?