E kërkon Koreja e Jugut për vjedhjen e 28 mln eurove, gjermani kërkon lirinë për 2 mln lekë garanci, gjykata e refuzon! Gruas i kishte blerë vilë në periferi të Tiranës

22 Gusht 2023, 12:59| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 20:27

  • Share

Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest me burg pa afat për shtetasin nga Gjermania Stephan Morgenstem i kërkuar nga Koreja e Jugut dhe disa shtete të tjera për një skemë mashtrimi mbi 28 milionë euro.

Përmes avokatit Maks Haxhia, 61-vjeçari kërkoi lirimin përmes garancisë pasurore në vlerën 2 milion lekë të reja, por kërkesa u rrëzua nga gjyqtari Gerd Hoxha. 

Mbrojtësi Maks Haxhia tha se megjithëse klienti i tij ka bashkëpunëtorë, deri tani nuk është arrestuar asnjë shtetas korean. Avokati kërkoi lirimin nga qelia të 61-vjeçarit pasi sipas tij, vendi ynë nuk ka marrëveshje ekstradimi me Korenë e Jugut, e cila e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas hetimeve, në janar të këtij viti, 61-vjeçari gjerman kishte blerë në Shqipëri edhe një vilë në periferi të Tiranës, të cilën e kishte hedhur në emër të bashkëshortes, çka duket se hedh dritë mbi transferta monetare të kryera prej tij në vendin tonë.

Arrestimi i të kërkuarit në Rinas nga njësia FAST, teksa Stephan Morgenstem po priste bashkëshorten që vinte nga Dubai në Tiranë u njoftua dje 21 gusht 2023. Për 61 vjeçarin në tetor të vitit të kaluar Gjykata e Seulit, Koreja e Jugut, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi në rrethana rënduese”.

I kërkuari ka hyrë në Shqipëri në maj të këtij viti nga Greqia me autobus, përmes pikës kufitare të Kakavijës. 61-vjeçari duket se i ka shpëtuar kontrolleve për shkak të fluksit, ndërkohë që mësohet se është i pajisur me pasaportë diplomatike nga shteti i Gambias.

Gjatë periudhës 27 mars 2016 - 7 nëntor 2020, ai dhe bashkëpunëtorët akuzohen se kanë mashtruar 2156 persona, me një dëm në vlerë monetare totale 40 703 930 904 KRË (monedha e Koresë së Jugut) ose rreth 28 000 000 euro.

Në dhjetor të vitit 2022 Stephan Morgenstem u arrestua në Greqi, teksa tentonte udhëtimin për në Dubai. Në pritje të gjyqit për ekstradimin, 61 vjeçari u arratis drejt Shqipërisë, ku u vu në pranga pranë aeroportit. Autoritetet koreane, kanë vendosur ndaj 61-vjeçarit dhe bashkëpunëtorëve sekuestrimin e pasurive dhe llogarive bankare që përllogariten në 123 milionë euro.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mbase: 25/08/2023 20:04

    Po te kishe vrar njeri mbase dhe dilte me kusht, po mashtrim ne p!ll te bubit esht veper penale e rend. Kushedi Maksi i ka ofruar pak lek gjyqtarit. Pa 500 mij euro sbohet fjal te dali me kusht

    Përgjigju
  • Iris: 23/08/2023 01:45

    Te gjithe maskarenjte e botes ketu e gjejne strofullen per t'u fshehur! Pashaporten diplomatike nga Gambia ne menyre te dyshimte e kishte siguruar,ndoshta tani priste miratimin e ligjit per pashaportat e arta tek ne dhe do te ishte si ky,cdo gje ne rregull!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?