Ishte në kërkim, por grabiti me armë pikën e postës në Kamëz, i riu i shpëton sërish policisë! Arrestohet shoku i tij: S'kam marrë asnjë lekë, qendrova jashtë kur Elisi hyri të vidhte

19 Prill 2022, 08:55| Përditesimi: 19 Prill 2022, 15:27

  • Share

TIRANË- Megjithëse ishte në kërkim nga policia për vjedhje, kjo nuk e ka penguar 30-vjeçarin Elis Suçin, që të shkojë dhe të grabisë nën kërcënimin e armës pikën e postës Shqiptare në Kamëz. Policia thotë se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë dhe ka shpallur në kërkim 30-vjeçarin, i cili dhe këtë herë ka mundur që të arratiset, ndërsa ka arrestuar shokun e tij, bashkëautor në vjedhje Algert Kurtin 20-vjeç.

Të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të maskuar, grabitën nën kërcënimin e armës dje në mesditë, filialin e postës Shqiptare në Kamzë, ku morën 100 mijë lekë dhe u larguan. Policia ka sekuestruar një aparat celular dhe veshje, të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Elis Suçi, i dënuar më parë për vjedhje, ishte në kërkim, pasi në muajin mars qëlloi me armë në drejtim të policisë në afërsi të shkollës në Kamëz, teksa këto të fundit po shkonin që ta arrestonin.

Ndërkohë në dëshminë e tij, 20-vjeçari Algert Kurti, ka mohuar që të ketë marrë pjesë në vjedhje, ndërsa shton se vetëm ka pasur dijeni për grabitjen. Ai ka thënë para hetuesve se nuk e ka takuar Elisin pas grabitjes, dhe se nuk ka marrë asnjë lekë. I riu mësohet të ketë thënë se ai ka qendruar jashtë gjatë grabitjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

1650362933_elissuci.jpg

Ora 12:25
U arrestua për grabitjen e postës, zbardhet dëshmia Algert Kurtit: S’kam marrë asnjë lekë, Elisi e ka kryer vjedhjen, unë qendrova jashtë

Report Tv zbardh dëshminë e Algert Kurtit, i arrestuar si bashkëpunëtor në grabitjen e Postës Shqiptare në Kamëz. Kurti përjashton veten nga grabitja, edhe pse pranon se ka qenë në dijeni se Suçi do të bënte grabitje: "Po qëndroja para gjimnazit të Kamzës. Elisin e gjeta aty tek posta dhe kishte vëzhguar lëvizjet e punonjësve të postës. Kur shkova ta takoj me tha që do grabisim postën. Unë nuk kam marrë lekë, dhe ku Elisi ka hyrë brenda për të kryer grabitjen unë po prisja jashtë. Kemi qenë në këmbë jo në makinë. Në momentin që Elisi ka dalë jashtë, kalova në krahun tjetër të rrugës nga ana e gjimnazit. Më vonë kam shkuar në Institut për të lënë një porosi tek një miku im. Nuk kam takuar më me Elisin dhe nuk kam folur me të. Thjesht kam pasur dijeni për këtë ngjarje", tha Kurti para hetuesve.

Ora 12:11
Grabiti postën në Kamzë, Report Tv siguron foton e të kërkuarit, Elis Suçi, me maskë COVID dhe kapele

Report Tv ka siguruar foton e Elis Suçit, i shpallur në kërkim për vjedhjen e pikës së Postës në Kamëz një ditë më parë, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia. Suçi shfaqet me maskë anti-Covid dhe me një kapele në kokë.

1650362933_elissuci.jpg

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?