Foto ilustruese

Kronikë

Vodhi targat e tre automjeteve, në pranga 40-vjeçari në Korçë

13 Tetor, 15:30| Përditesimi: 13 Tetor, 15:32

KORÇË- Policia e Korçës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Shpetim Nazari, teksa është kapur duke vjedhur targat e një automjeti tip “Toyota”.

 Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezulton se ky person është autor i ngjarjeve të ndodhura më datë 03.09.2021 dhe 19.09.2021, në lagjet nr. 12 dhe 7, të qytetit të Korçës, ku ka vjedhur targat e automjetit tip “Opel” në pronësi të shtetasit A. K dhe targat e automjetit tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit V. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet në Fier e Fushë Krujë, a jeni të shqetësuar nga situata e rendit dhe sigurisë publike?