Vodhi tetë dyqane për 13 ditë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë! Thyen xhamat me gur, synonte vjedhjen në dyqane celularësh (VIDEO)

20 Korrik 2022, 16:03| Përditesimi: 20 Korrik 2022, 16:07

  • Share

Tiranë - 35-vjeçari Klaudio Metaj fillimisht thyen xhamin e derës së dyqanit celular me një gur të madh dhe më pas pa humbur kohë sulet në drejtim të vendit ku mbahen paratë e xhiros ditore. Mban një kapele në kokë për të mos u identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe çantë marsup. Mbush xhepat me para dhe më pas largohet, në kërkim të një tjetër dyqani. Të njëjtën skemë përdor edhe në rastet e tjera, por përveç lekëve, merr edhe materiale të tjera me vlerë, si celularë dhe tabletë.

Klaudio Metaj u arrestua nga policia në flagrancë në kuadër të operacionit “Break” pasi përmes kamerave të sigurisë u identifikua se në datën 19 qershor të këtij viti theu xhamin e një dyqani në rrugën “Eshref Frashëri” në zonën e “Don Boskos” në Tiranë dhe vodhi një aparat celular dhe një shumë parash. Në hetimet e policisë rezultoi se ai ishte autor edhe i vjedhjeve të dyqaneve të tjera. Blutë e Komisariatit nr. 3 arritën të dokumentojnë në total edhe shtatë raste të tjera, të ndodhura në harkun kohor të 11 ditëve në biznese të ndryshme. Ai akuzohet për dy vepra penale, vjedhje dhe shkatërrim prone.

Në datën 7 qershor, theu një biznes dhe e vodhi në bulevardin “Bajram Curri”, një ditë më vonë në rrugën “Ibrahim Rugova” Metaj vodhi një aparat celular. Në datën 13 qershor është autor i dyshuar për vjedhjen e disa palë syzeve në një dyqan në zonën e “Myslim Shyrit” dhe një ditë pas kësaj vodhi para duke thyer një tjetër biznes në rrugën “Vaso Pasha”. Në po të njëjtën ditë vodhi veshje në një tjetër biznes dhe në datën 15 qershor vodhi para pasi theu një tjetër biznes në zonë e “Don Boskos”. Dy ditë pas kësaj ai dështoi të vidhte një biznes në rrugën “Muzakët” po në zonën e “Don Boskos”.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?