“Emri im është Sumayya Wushah. Jam 11 vjeç. Jam nga Rripi i Gazës.”
Njihuni me Sumayya Wushah, gazetarja më e re dhe më e veçantë në botë. Në kushte mjaft të vështira, nga Gaza ajo ka raportuar për rrjetin Al-Jazeera. Vogëlushja shprehet se nuk ka frikë të raportojë nga qyteti i shkatërruar.
“Kjo është shtëpia ku 17 njerëz u martirizuan. Tani po qëndroj për furrës së bukës Al-Sofara. E vetmja furrë në Nuseirat e cila është funksionale. Siç e shohim shumë njerëz po qëndrojnë në rradhë për një fetë bukë”, raporton ajo.
Fillimisht prindërit e saj kanë qenë kundër, që Sumayya të raportojë për shkak të frikës prej sulmeve të mundshme izraelite. Por 11-vjeçarja e ka mposhtur frikën teksa ka marrë mikrofonin në duar për të thënë situatën në qytetin ku jeton.
Per te mund te thuhet vetem BRAVO!
Përgjigju