9-vjeçari Quaden Bayles

Vogëlushi me nanizëm heq dorë nga ëndrra, paratë e dhuruara i dërgon për bamirësi

28 Shkurt 2020, 18:16| Përditesimi: 28 Shkurt 2020, 18:25

  • Share

Quaden Bayles është 9-vjeçari me nanizëm që u bë i famshëm pas publikimimit të videos nga ana e nënës së tij, ku shfaqet duke qarë pasi shokët e kishin bulluar.

Pas videos, aktori i famshëm Brad Williams me të njëjtën sindromë si vogëlushi, i hapi atij një llogari bankare për të realizuar një udhëtim në Disneyland, vendi që ai dëshironte aq shumë.

Sipas BBC, më shumë se 308 mijë dollarë u mblodhën nga të gjithë njerëzit që donatuan për të, duke i kaluar pritshmëritë.

Por familja e tij nuk i pranoi paratë dhe kanë vendosur t’i çojnë për bamirësi.

"Ne duam që paratë të shkojnë në organizatat e komunitetit që me të vërtetë kanë nevojë.

Unë mendoj se komuniteti ynë do të përfitonte shumë nga kjo", është shprehur mamaja e tij.

Përveç fushatës së bamirësisë, aktori e dërgoi të parakalonte në fushë bashkë me ekipin e regbisë në ndeshjen e Queensland.

Të famshëm si aktori Hugh Jackman dhe basketbollisti Enes Kanter kanë ndarë gjithashtu mbështetjen e tyre në internet, ndërsa prindërit në vendet e tjera kanë postuar videomesazhe me fëmijët e tyre.

Djali me ekipin e regbisë

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?