Foto nga Harry dhe mamaja e tij

Lifestyle

Vogëlushi fiksohet pas flokëve të nënës së tij, ajo gjen zgjidhjen epike (FOTO)

15 Nëntor 2019, 16:44| Përditesimi: 15 Nëntor 2019, 16:48

  • Share

Vogëlushi Harry nga Sunderland ishte fiksuar aq shumë me flokët e nënës së tij saqë nuk flinte dot pa to.

Ajo nuk mund të ishte gjatë gjithë kohës me të dhe e gjeti një zgjidhje që të qetësonte vogëlushin.

Ilarni e kishte lejuar djalin 14-muajsh të luante me flokët e saj derisa e zinte gjumi, por tërheqja e flokëve filloi t’i jepte dhimbje koke.

22-vjeçarja i mori një berberi praktikant një kokë rezervë kukulle me flokë në të njëjtën gjatësi dhe ngjyrë si ajo.

Por plani funksionoi më mirë sesa ajo shpresonte,  pasi Harry është lidhur aq shumë pas kokës së kukullës saqë e mban kudo me dvete.

Ai e mban kur flen gjumë, kur han drekë, madje edhe kur del.

Gruaja e pranon se në shumë raste është trembur gjatë natës nga koka e kukullës afër djalit të saj të vogël, madje shumë herë edhe e ka puthur gabimisht në vend të djalit të saj.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?