Anastasia Radzinskaya

Lifestyle

Vogëlushja 5-vjeçare që u bë e famshme pasi u diagnostikua me paralizë cerebrale (VIDEO)

23 Dhjetor 2019, 13:40| Përditesimi: 23 Dhjetor 2019, 13:46

  • Share

Anastasia Radzinskaya është vajza 5-vjeçare që u rendit e treta në listën e YouTube-it, për personat më të paguar.

Ajo fiton 18 milionë dollarë në vit vetëm duke shpërndarë video argëtuese në internet.

Kanali i Anastasias u hap nga prindërit e saj duke postuar një video trajtimi pasi ajo u diagnostikua me paralizë cerebrale.

Mjekët kishin frikë se vajza nuk do të fliste kurrë, por prindërit e saj nuk humbën shpresën, kështu që ata vendosën t’u tregojnë miqve dhe familjes përparimin që po bënte Anastasia.

Ata postuan pamjet e lojës me babin, mace dhe fëmijë të ngjashëm me përmbajtje interesante.

Pas publikimit të një regjistrimi të një udhëtimi në kopshtin zoologjik në vitin  2018, i cili është parë 767 milion herë, ajo është bërë një ndër yjet e YouTube-it.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?