Vokshi akuza ish-drejtoreshës së QSUT-së: Fico, ndërhyrje për barnat e skaduara në farmacinë e pediatrisë

5 Gusht, 15:00| Përditesimi: 6 Gusht, 14:55

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi akuzoi sot ish- drejtoreshën e QSUT-së, Albana Fico se ka ndërhyrë në sistem për të fshirë përkohësisht datën e skadencës të një medikamenti.

Në një deklaratë për shtyp Vokshi tha se “bëhet fjalë për një sasi prej 1137 flakonë të medikamentit FEIBA që përdoret për pacientë me hemofili. Kjo sasi e këtij medikamenti ka pasur datën e skadencës 31 dhjetor 2023. Në vlerë totale sasia e mbetur e skaduar e medikamentit FEIBA është rreth 1.35 mln euro”.

“Skandali qëndron në faktin që me urdhër të ish-drejtoreshës së QSUT Albana Fico, nëpërmjet një Memoje Nr. 126/65 datë 29.12.2023 janë dhënë direktiva të titullarit të institucionit Albana Fico që kjo sasi e mbetur e barit FEIBA të kalonte në shërbimin Onkohematologji pediatrike. Si mund të bëhej kjo? Vetëm me ndërhyrjen në sistem nga drejtori i IT në QSUT i cili të fshinte datën e skadencës”, tha Vokshi.

Ministrja Koçiu dhe drejtoresha e QSUT duhet menjëherë të japin dorëheqjen e të largohen pasi jo vetëm kanë dështuar në sigurimin e një të drejte kushtetuese për shërbimin shëndetësor, jo vetëm kanë dështuar të sigurojnë infrastrukturën, ilçet, medikamentet, kurat e terapitë për pacientët, por edhe kanë lejuar manipulimin e sistemit on line të farmacisë dhe qarkullimin e medikamente të skaduara të qarkullojnë shkojnë nga farmacia qendrore në pediatri duke mos kursyer as fëmijët. Sot është koha çdo pacient, çdo familjar, çdo i afërm të reagojnë,për të drejtën kushtetuese për shërbim shëndetësor”, tha Vokshi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?