Vokshi dorëzon propozimin për minimumin jetik: Kërkojmë 200 euro për çdo qytetar

7 Qershor 2023, 16:22| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 17:05

  • Share

Rithemelimi i Sali Berishës dorëzoi sot në Kryesinë e Kuvendit projektligjin për vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh për çdo shqiptar si një domosdoshmëri jetike, për të nxjerrë shqiptarët nga varfëria ekstreme. Nga ky minimum përfitojnë qindra e mijëra qytetarë në ndihmë ekonomike, në papunësi dhe në pension. 

Deputetja demokrate Albana Vokshi tha se qeveria duhet të pranojë këtë propozim të opozitës, pasi në buxhetin e shtetit ka para të mjaftueshme për t’i siguruar qytetarëve një jetesë normale.

 “Kemi depozituar, dhe është ngritur një grup pune pranë PD dhe sot vijmë me një propozim që i kërkon parlamentit që ta miratojë, brenda një afati 3 mujor të bëjë përcaktimin të minimumit jetik. Shqipëria si i vetmi vend pa minimumin jetik, do e këtë të përcaktuar lidhur me të ardhurat që i sigurojnë çdo qytetari blerjen e ushqimeve minimal dhe sigurimin e disa shërbimeve social-kulturore. Të gjithë e mbajmë mend që Rama në opozitë bërtiste atëherë për minimumin jetik, por tani refuzon amendamentet e opozitës.

Sigurisht që kjo kërkon fonde dhe para, por qeveria ka. Pse duhet që Rama të rrisë pagat për qeveritarët, dhe jo për qytetarët pasi i çon paratë e buxhetit të inceneratorët dhe i përdor për blerjen e votës. Çdo pagesë që deri më sot ka qenë nën dysheme, do të jetë 200 euro. Ky do të jetë minimum që do marrin dhe do t’i sigurohet një jetë dinjetoze për t’i siguruar një jetesë normale”, tha ajo.

Pas humbjes së zgjedhjeve, Sali Berisha ngriti një kauzë tjetër politike nga fronti që drejton duke propozuar që të caktohet minimumi jetik.

(Kliko këtu për të parë draftin e Rithemelimit të Berishës për minimumin jetik)

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledi: 07/06/2023 22:03

    Propoximi i Vokshit eshte shume i mire,por lloj gjika ekonomike ku eshte?200euro per cdo qytetar ne muaj eshte kosto 600 milion ne muaj dhe per vitin shkon 7.2 miliard euro.Duhet te presim oara me gershere o Voksh.Tregoi shqiptarevre sa ishte minimumi jetik kur ju qeverisnit?Skishte oara ne banka dhe falimentuat shtetin.Saper rritjen e rrofave te ministrave dhe deputeteve ishte vertet nje turp qe shoqerua me mallkum popullir;MOs u ngopshit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?