Albana Vokshi, deputete e PD-së, kryetare e Komisionit të Medias

Politikë

Vokshi i përgjigjet Ballës: Nuk intimidohem nga shkarkimi, do t'ua tregojmë ambasadave

19 Qershor 2018, 12:43| Përditesimi: 19 Qershor 2018, 12:47

  • Share

Kryetarja e Komisionit të  Medias, Albana Vokshi i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, pas deklaratës së këtij të fundit për shkarkimin e Vokshit.

Vokshi ka thënë se opozita do të vazhdojë me denoncimet e saj. Ajo ka shtuar se nuk ndihet e intimiduar nga propozimi i Ballës për ta shkarkuar.  

Atë çka ndodhi sot do tua tregojmë të gjitha ambasadave, delegacionit të BE, PE-së dhe gjithë delegacioneve të tjera. Veliaj mund të bëjë çfarë do ai në zyrën e tij por jo këtu. 
Shpreh keqardhjen edhe për deputetët e maxhorancës që kishin mundësinë të distancoheshin por u bënë levë e Ramës e Veliajt.
Nuk më intimidon as propozimi i Ballës. Jo Albana, jo deputetët e opozitës në këtë komision por të gjithë deputetët e opozitës nuk do heqin dorë nga e vërteta. Ne do vazhdojmë, do e thërrasim të hënën, të martën të mërkurën, deri sa ministrja të paraqitet. Do bëjmë transparencën, gjithçka për të ndalur aktin kriminal.

Albana Vokshi, deputete e PD-së, kryetare e Komisionit të Medias

Seanca e sotme në Komisionin e Medias u përfshi nga akuza të forta mes deputetëve demokratë, kryetares së Komisionit, Albana Vokshi dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Seanca dëgjimore e planifikuar me Veliajn dhe Kumbaron për çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar, u ndërpre pas debateve të shumta.

Komento

Komente

  • Populli: 19/06/2018 16:43

    Bushter femer,je njelloj me Mona Kryemadhin,nje fytyre nje fjalor.

    Përgjigju
  • Donela: 19/06/2018 16:39

    Rrugace femer,me rrugacerine qe keni nuk vini kurre ne pushtet,populli ju urren ne kulm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?