Vokshi mbledh LDGSH në selinë e PD, sulmon Bashën: Mori vendime përçarëse, detyrë e grave demokrate të kontribuojnë për bashkimin

5 Prill 2022, 11:08| Përditesimi: 5 Prill 2022, 11:26

  • Share

Albana Vokshi  ka zhvilluar një takim me gratë demokrate në selinë blu, ku fokus i diskutimeve ka qenë situata në PD, bashkimi i demokratëve dhe riorganizimi i strukturave të PD. Teksa sulmoi Lulzim Bashën se ka marrë vendime autoritare dhe përçarëse duke mbajtur peng PD, Vokshi tha se gratë e LDGSH  ja dolën të ishin të bashkuara.

"Pavarësisht sulmeve të paprecedentë edhe ndaj LDGSH, me qëllim kontrollin e plotë të strukturave të saj, gratë ja dolën me dinjitet të ishin të bashkuara. Falenderim për mbështetjen e çdo zonje që i rezistoi presioneve të shumta e të gjithanshme e iu bashkua lëvizjes së Foltores të z. Berisha dhe Komisionit të rithemelimit. Mirënjohje për punën me përkushtim të të gjitha grave e vajzave për mbështetjen e fushatës së kandidatëve të “Shtëpisë së Lirisë” në zgjedhjet e 6 marsit", tha Vokshi.

Vokshi kërkoi nga gratë demokrate se duhet të japin kontributin e tyre në këtë drejtim duke shtrirë dorën e bashkëpunimit.

"Gratë kanë rol të madh në strukturat e PD ndaj është e nevojshme të angazhohen e të zgjidhen më shumë gra e vajza në strukturat drejtuese në cdo nivel. Është detyrë e secilës prej nesh të anëtarësojmë e të mbështesim sa më shumë gra të tjera, për një PD më të fortë, më zë bashkuar e më zë hapur", tha  Vokshi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • denis: 05/04/2022 19:24

    U mblodhen prostitutat anti SHBA.. U mblodhen shpellaret.... Auaaaaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?