Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në Kuvendin Kombëtar të PD-së, u ndal për të folur për atë që PD e cilëson si ‘masakra zgjedhore e 25 prillit’.
Vokshi tha se çështja e patronazhistëve, ishte rilindja e më së keqes që u zhduk me komunizmin. Sipas Vokshit, të dhënat e të gjithë votuesve në të gjithë Shqipërinë iu janë vënë në dispozicion shtabeve elektorale të PS.
“Dua të ndaj me ju disa gjetje për sistemin e patronazhistëve në njësinë 9 dhe 11. Vjedhja me leje e të dhënave të çdo votuesi është krimi më i rëndë elektoral që ka ndodhur në Shqipëri.
Në shkelje flagrante të ligjit, në cenim të rëndë të ligjit, të Kushtetutës, modeli më i përçudnuar i individit të gjunjëzuar nga qeveria Rama u bë simbol.
Ju siguroj që AKSHI ka përpunuar të dhënat e të gjithë votuesve në të gjithë Shqipërinë dhe ua ka vënë në dispozicion shtabeve elektorale të PS. Në to gjendet të gjitha të dhënat, deri tek shkolla e fëmijëve. Na kishin hyrë në shtëpi, patronazhisti, një nëpunës i nivelit të lartë, të mesëm, punonjës publik. Nuk ka një dallim, ai merr përsipër të spiunojë nga 10 deri 100 votues. Merr përsipër të spiunojë, familjarë, miq e të afërm. Patronazhisti është rilindja e më së keqes që ne mendonim se u zhduk me komunizmin”, deklaroi Vokshi ndër të tjera.
Lajmi kryesor:
Kuvendi Kombëtar i PD/ Shehaj refuzon të flasë! Marku: PD të ndryshohet ose mbetemi dhe 4 vite të tjera në opozitë! Basha ikën para fjalimit të tij, Kadilli: Uroj të mos jetë larguar se kishte orarin e gjumit
M.Q.//ReportTv.al