Volejboll, Erzeni fiton finalen e parë ndaj Partizanit

17 Prill 2018, 15:17| Përditesimi: 17 Prill 2018, 16:14

  • Share

Spektakël në sallën sportive “Feti Borova” në Parkun Olimpik. Erzeni fiton finalen e parë të play off-it në volejboll për meshkuj, duke mundur 3-2 Partizanin. Një sukses që i jep avantazhin 1-0 me ndeshje ekipit shijakas, pas një maratone që zgjati 2 orë e 24 minuta, ku të dy ekipet dueluan fort për fitoren.

Në fund triumfoi ekipi i Erzenit, që arriti dy herë të përmbysë avantazhin me sete të Partizanit dhe i mbështetur nga fansat e shumtë që kishin ardhur nga Shijaku, festoi suksesin e parë.

Ndeshja nisi mirë për skuadrën e Partizanit, që fitoi setin e parë 25-19. Por loja ndryshon në setin e dytë dhe Erzeni fiton 25-22. Partizani rikthehet në setin e tretë, duke e marrë bindshëm 25-17. Menjëherë përgjigjet Erzeni, që fiton të katërtin 28-18.

Seti final dhuron spektakël e emocione. Në pikët shtesë, pas një blloku efikas, skuadra e Erzenit fitoi 17-15 dhe krejt ndeshjen 3-2, duke nisur një festë me fansat e shumtë. Të enjten luhet finalja e dytë, në fushën e Erzenit, pikërisht në orën 19:00 në sallën e Akademisë Dhimitraq Goga. Do të jenë 5 finale të play-offit, Erzeni ka fituar finale e parë, në rast se fiton edhe dy të tjera, shpallet kampion.

Në fund kanë folur edhe 2 trajnerët, që vlerësuan rivalitetin dhe bukurinë që zhvilloi ky takim.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?