Skënderbeu në volejboll për femra

Sport

Volejboll femra/ Skënderbeu e nis me trofe sezonin, mposht në finale Tiranën

8 Shtator 2024, 19:48| Përditesimi: 8 Shtator 2024, 19:51

  • Share

TIRANË - Në sallën sportive të Farkës, Skënderbeu në volejboll për femra fitoi Kupën e Federatës duke mundur këtë të dielë 3-1 me sete kundërshtaret e Tiranës.

Në parket vajzat e Orlando Kojës u treguan më të sakta dhe ia dolën që të rinisnin sezonin e ri aty ku e lanë, me trofe. Seti i parë u mbyll 25-14, teksa korçaret u tregua dominuese në parket.

Në setin e dytë Tirana e mori disi veten duke humbur vetëm me dy pikë diferencë (25-23), ndërkohë që fitoi 19-25 në setin e tretë. Seti i katërt ishte edhe ai final për këtë takim, me Skënderbeun që fitoi 25-18 në një duel emocionues.

Tanimë skuadrat po përgatiten për fillimin e ri në Superligë, me Skënderbeun, Tiranën dhe Partizanin që duket se do rivalizojnë edhe këtë sezon.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?