Moment nga ndeshja, Skënderbeu 2-3 Tirana

Sport

Volejboll femra/ Tirana përmbys Skënderbeun në Korçë dhe fiton Kupën e Shqipërisë

15 Mars, 22:03| Përditesimi: 15 Mars, 22:08

  • Share

KORÇË - Në Pallatin e Sportit "Tamara Nikolla" të qytetit të Korçës, Tirana në volejboll për femra u shpall fituese e Kupës së Shqipërisë. Vajzat bardheblu përmbysën 2-3 ndeshjen kundër Skënderbeut dhe bënë që më shumë se 2500 tifozë të largoheshin të zhgënjyer.

Skënderbeu fitoi setin e parë 25-16, humbi të dytin 15-25, fitoi të tretin 25-17 dhe u barazua në të katërtin 18-25 me pikë. Tirana u tregua më e saktë në setin final të kësaj finaleje duke mposhtur Skënderbeun 11-15 dhe në fund festoi në Korçë pas më shumë se 2 orësh lojë në parket.

Për Skënderbeun ky është trofeu i dytë i humbur këtë sezon pas atij të Ligës "Gjergj Kastrioti" dhe tashmë i vetmi sukses i mundshëm mbetet fitimi i titullit kampion.

Festa e Tiranës

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?