Moment nga ndeshja

Sport

Volejboll meshkuj/ Partizani 'kap' Tiranën në derbi, kampioni i sezonit vendoset në ndeshjen e pestë

2 Maj 2024, 14:35| Përditesimi: 2 Maj 2024, 14:36

  • Share

Tirana 2-2 Partizani, ky është rezultati i serisë play-off në finalet e kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj. Tanimë titulli kampion në Shqipëri do vendoset në ndeshjen e pestë që luhet ditën e shtunë.

Në Parkun Olimpik "Feti Borova", Partizani fitoi 0-3 ndeshjen e katërt dhe barazoi 2-2 serinë e ndeshjeve. Në parket djemtë e Ylli Tomorrit ishin më të saktë duke fituar në tre setet.

12-25, 19-25 dhe 22-25, këto janë pikët për secilin set me të kuqtë që ia dolën të barazonin 2-2 serinë e takimeve, pasi në dy ndeshjet e para fitoi Tirana e Arben Sakos.

Kështu, fituesi i këtij edicioni në volejboll do vendoset të shtunën në ndeshjen e pestë dhe finale.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?