KORÇË - Partizani në volejboll për meshkuj është pranë titullit kampion në Superligë, kjo pasi siguroi fitoren e dytë kundër Skënderbeut në Pallatin e Sportit "Tamara Nikolla" në qytetin e Korçës.
Në parket seti i parë foli për korçarët që fituan 25-23. Më pas "Demat" u rritën në lojë dhe përmbysën 1-3 me sete. 20-25, 22-25 dhe 20-25 përfunduan setet e tjera në favor të Partizanit, me të kuqtë që e çojnë në 2-0 serinë e finalave në play-off.
Tanimë Partizani do provojë edhe fitoren në ndeshjen e tretë që luhet më 27 prill në orën 18:00 në sallën spotive të Farkës, në mënyrë që zyrtarisht të shpallet kampion.
Osman Qepa me 22 pikë, braziliani Coutinho Dos Santos Pereira me 21 pikë, Raul Sabliqi me 13 pikë dhe Ledion Martiro me 10 pikë udhëhoqën sulmin e Partizanit në Korçë.
Komente
