Volejboll, Skënderbeu 3-0 Partizani

Sport

Volejboll/ Pallati i Sportit i tejmbushur, Skënderbeu mposht Partizanin në Korçë

19 Prill 2023, 10:09| Përditesimi: 19 Prill 2023, 10:29

  • Share

Superliga e volejbollit për femra vijoi me ndeshjen e dytë finale, për të vendosur kampionen e sezonit. Në Pallatin e Sportit "Tamara Nikolla" në Korçë, Skënderbeu mundi 3-0 me sete Partizanin, duke barazuar bilancet. Në një ndeshje që pa qindra tifozë në shkallët e Pallatit të Sportit, vajzat e Orlando Kojës nuk zhgënjyen para tifozëve të vet.

Dueli nisi mirë për vendaset, me setin e parë që u dominua nga korçaret, për ta mbyllur 25-13. Në setin e dytë mikeshat e morën veten, megjithëse humbën sërish 25-22. Edhe seti i tretë ishte fotokopje e të dytit, duke u mbyllur po 25-22 po në favor të korçareve.

Finalja e parë në kryeqytet foli për Partizanin, teksa e dyta për Skënderbeun. Ndeshja e tretë e finaleve do zhvillohet në 21 prill në 18:30 në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi". Kujtojmë se Skënderbeu është kampione në fuqi e Superligës në volejboll.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?