Foto ilustruese

Volejboll/ Partizani fiton pastër dhe kryeson te femrat, ndjekin Skënderbeu dhe Tirana

20 Shkurt 2023, 13:21| Përditesimi: 20 Shkurt 2023, 13:22

  • Share

Kampionati kombëtar i volejbollit për Superligën e femrave mbylli javën e 10-të. Partizani mundi Teutën 0-3 me sete në Durrës, duke vijuar të mbajë vendin e parë në klasifikim. Vajzat e kuqe mbyllën setet me rezultatin 11-25, 14-25, 16-25. Në Pallatin e Sportit "Qazim Dervishi" në Shkodër, Vllaznia vendase humbi 0-3 me Tiranën. Kryeqytetaset fituan 21-25, 16-25, 11-25.

Vajzat e Skënderbeut fituan 0-3 me Korabin, për rezultatet 5-25, 6-25, 18-25, duke marrë një fitore të lehtë. Lushnja humbi si vendase 0-3 me Barleti Volley. 12-25, 22-25 dhe 23-25 u mbyllën setet për Barletin.

Pas javës së 10-të, Partizani me një ndeshje më pak kryeson me 27 pikë teksa koleksionin nëntë fitore. Skënderbeu me 25 pikë dhe Tirana me 23 pikë ndjekin vajzat e kuqe. Në fund Teuta dhe Korabi.

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?