TIRANË - Në sallën sportive të Farkës, Partizani në volejboll për meshkuj u shpall kampion i Superligës për herë të dytë radhazi. Djemtë e Ylli Tomorrit siguruan trofeun e pestë sezonal pa asnjë humbje, ndërsa në seritë play-off të finaleve fituan 3-0 kundër Skënderbeut.
NDESHJA - Partizani triumfoi me rezultatin 3-0 (25-13, 25-15, 25-15) në finalen e tretë kundër korçarëve, në një ndeshje të dominuar nga të kuqtë. Ky ishte titulli i dytë radhazi kampion për Partizanin, i 17-ti në histori për klubin kuq. "Demat" e rrjetës kanë fituar çdo trofe të mundshëm këtë sezon, ku përveç kampionatit siguruan edhe Kupën e Shqipërisë, Kupën e FSHV-së dhe dy trofetë mbarëkombëtare si Liga “Gjergj Kastrioti” dhe Kupa “Pavarësia”.
Veç trofeve, sezoni ka qenë perfekt për Partizanin që nuk ka pësuar asnjë humbje në të gjitha kompeticionet.
Komente
