Java e 13-të e kampionatit kombëtar në volejbollin për femra zhvilloi dje në Durrës një nga ndeshjet e prapambetura. Në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala", Teuta vendase humbi 0-3 me sete me Skënderbeun. Mikeshat nga Korça nuk e vendosën në diskutim fitoren, duke marrë pikë me vlerë në garën për titullin kampion.
Seti i parë u mbyll 21-25, teksa në setin e dytë vajzat e Orlando Kojës fituan bindshëm 6-25. Edhe në setin e tretë nuk ka pasur histori, me korçaret që e mbyllën 16-25.
Skënderbeu do të vijojë turin e sfidave të prapambetura, teksa sot në “Asllan Rusi” do të përballet me Barletin, takim i vlefshëm për javën e 12-të.
Pas javës së 13-të, Partizani kryeson me 36 pikë, Tirana ndjek me 32 pikë dhe Skënderbeu me një ndeshje më pak me 31 pikë.
Renditja:
Partizani 36 pikë
Tirana 32 pikë
Skënderbeu 31 pikë
Vllaznia 21 pikë
Barleti 17 pikë
Lushnja 12 pikë
Teuta 3 pikë
Korabi 1 pikë