Volejbolli ka çelur sezonin e ri në kategorinë e femrave dhe meshkujve. Për disa ditë u zhvillua turneu i Kupës së Shqipërisë, teksa në fund dolën edhe fituesit. Në një garë të fortë, Tirana te meshkujt dhe Skënderbeu te femrat janë fitues së trofeve respektivë, duke u bërë gati për një sezon të gjatë në kampionat.
Në Pallatin e Sportit "Farka Volley", Tirana mundi 3-0 me sete Erzenin e Shijakut. Djemtë bardheblu ishin më të saktë në parket, duke mos i lënë vend kundërshtarëve për reagim. Kështu, Tirana në volejboll për meshkuj e nis sezonin me trofe.
Për femrat, Skënderbeu mundi në finale 3-1 Partizanin. Vajzat e drejtuara nga Orlando Koja u treguan preçize në goditje, duke hedhur kandidaturën për të qenë pretendente për titullin kampion edhe në kampionat.